Sezoni i tetë me dhjetë milionë shikues më shumë

Sezoni i tetë me dhjetë milionë shikues më shumë

Episodi i fundit i serialit “Game of Thrones” pavarësisht kritikave nga fansat, theu çdo rekord shikueshmërie duke mbajtur para ekraneve plot 19.3 milionë njerëz.

Sezoni i fundit që është frymëzuar nga “A Song of Ice and Fire” të George R.R. Martin u kritikua shumë nga fansat, pasi që ata mendonin se trajtimi i zhvillimeve të mëparshme të karaktereve nuk ishte në nivelin e duhur.

Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones”, që u publikua mbrëmjen e së dielës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theu rekordin e audiencës së këtij seriali dhe në historinë e kanalit HBO që e ka publikuar që prej vitit 2011.

Sezoni i tetë kishte shikueshmëri të lartë sepse ishte i fundit i serialit dhe të gjithë dëshironin të dinin se çfarë do të ndodhte.

Duke marrë parasysh që seriali shfaqet në disa platforma, HBO thotë se “Thrones”  për çdo episod mesatarisht po mbledh 44.2 milionë shikues për sezonin e tij të tetë dhe të fundit, një rritje prej më shumë se 10 milionë shikues krahasuar me sezonin e 7./21Media

Image result for game of thrones season 8