Epoka digjitale, ku janë shkollat e Prishtinës?!

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore pothuajse të gjithë kandidatët për kryetarë komunash premtuan “digjitalizimin e shkollave”. Por, edhe pas këtyre zgjedhjeve ka ende shkolla që iu mungon hapësira apo kabinetet e teknologjisë.
Besianë Musmurati, drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës, për portalin rtv21.tv ka thënë se “mbi 30 Institucione Edukativo Arsimore janë ta pajisura me kabinete Teknologjike. Të gjitha Institucionet Edukativo Arsimore janë të pajisura me një numër të pajisjeve teknologjike të cilat nxënësit i shfrytëzojnë në klasat mësimore por jo të gjitha kanë kabinete të veçanta”.
Por, si mësohet teknologjia pa kabinete, Musmurati ka thënë për rtv21.tv se nxënësit e mësimdhënësit e shfrytëzojnë një alternativë tjetër, ajo e bartjes së pajisjeve nëpër klasat që u nevojiten.
“Nuk ka asnjë Institucion Edukativo Arsimor që të mos jetë e pajisur të paktën me një sasi minimale të pajisjeve teknologjike. Nëse shkollës i mungon kabineti, pajisjet teknologjike barten në klasë varësisht nga orët mësimore për t’i shfrytëzuar për mësim në Teknologji”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Musmurati i ka thënë rtv21.tv se DKA ka bërë furnizime në të gjitha Institucionet Edukativo Arsimore me pajisje teknologjike siç janë: kompjuterë, laptopët dhe tabelat interaktive. Duke shtuar se në planin e Prokurimit edhe për sivjet janë planifikuar të bëhen përsëri furnizime me pajisje.
Ndërsa, kërkesat më të shpeshta të shkollave lidhur me pajisjet teknologjike janë: Kompjuter, laptop, projektor, tabela interaktive./21Media

Back to top button