Haradinaj i gëzohet medaljes së artë të Akilit

Haradinaj i gëzohet medaljes së artë të Akilit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë në garat e Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Gjakova mposhti me ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.

Kësaj fitoreje iu gëzua edhe kryeministri i shtetit, Ramush Haradinaj, i cili nuk hezitoi t’i shkruajë fjalët më të mira për Akilin, përcjell rtv21.tv

Haradinaj tha se lufta, përkushtimi dhe krenaria e Gjakovës na bën krenar.

Urime! Epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës nëpër botë. Faleminderit!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook./21Media