Duket tërheqëse me ndryshimin e ri

Duket tërheqëse me ndryshimin e ri

Era Istrefi është njëra ndër këngëtaret shqiptare që nuk heziton asnjëherë që të eksperimenton me dukjen e saj.

Përmes videove që ka publikuar sot në rrjetin social Instagram ku numëron mbi një milion ndjekës,  këngëtarja ka treguar se ka bërë një ndryshim në flokë.

Era vendosi që përsëri t’i zgjas flokët e saj.

Era po po shijon suksesin e këngës “Let’s get married” të cilën e solli në bashkëpunim me Yellow Claw dhe Offset.

Ndryshe, Era Istrefi, për një kohë të shkurtër arriti të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Muzika e saj u dëgjua edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe kulminacionin e arriti me projektin “Bon Bon”, i cili ia hapi dyert asaj në arenën ndërkombëtare. Mund të themi se kjo këngë ka ndikuar që këngëtarja të njihet ndërkombëtarisht dhe po ashtu të performojë në një nga eventet më të mëdha në sferën e sportit, në “Kampionatin Botëror”./21Media