Artistja ka një këshillë për ndjekësit e saj

Artistja ka një këshillë për ndjekësit e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi është duke shijuar suksesin e këngës “Nuk e di” të publikuar javë më parë, e cila arriti të pëlqehet shumë nga publiku.

Krahas këtij suksesi, artistja shqiptare është tejet aktive edhe në rrjetet sociale ku numëron miliona ndjekës, përcjell rtv21.tv

Së fundmi në Instagram, Era ka vendosur t’u jap një këshillë të gjithë ndjekësve të saj. “Dashnia osht forcë, urrejtja dob’si.. mos harro”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografie të publikuar.

Kësaj këshille iu janë përgjigjur pozitivisht ndjekësit e këngëtares, duke i thënë që ajo vetë është dashuri.

Era pas publikimit të këngës “Nuk e di” që është në bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren shumë të dashur shqiptare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar projekte të reja muzikore.

“Nuk e di” është publikuar më 18 prill dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media