Era Istrefi u rikthehet koncerteve

Era Istrefi u rikthehet koncerteve

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Era Istrefi pas një pauze të gjatë po u rikthehet koncerteve. Ajo së bashku me motrën e saj, këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi do ta mbajnë një koncert humanitar në Tiranë. Të ardhurat nga koncerti do t’i dedikohen familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, transmeton rtv21.tv

“Edhe pse nuk majë koncerte që sa per shkak qe jom tu u mare me projekte t’reja, mvjen mire qe kemi me u pa t’premten n’Tirane sidomos per arsyen qe tgjitha fitimet kan me u perdore per ndihma te njerezve qe kan nevoje ne Shqiperi”, shkroi Era në një postim në Instagram.

Nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, humbën jetën 52 persona, mbi 900 mbetën të lënduar dhe shumë të pastrehë./21Media