Kënga është në gjuhën angleze

Kënga është në gjuhën angleze

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka paralajmëruar publikun që në vitin 2019 do të publikojë albumin si dhe projekte të shumta muzikore. Pjesë e këtyre projekteve do të jetë edhe bashkëpunimi i saj me Nora Istrefin.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram Era ka zbuluar pak nga kënga e saj e re ku shfaqet duke vallëzuar e kënduar këngën, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

When I drop 💿 Its so hot 🔥 Killin opps 🔫 Call the cops 👮🏽‍♂️ Ring ring📱 Winnin ya 🏆 Drippy rock💎

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Kënga siç dëgjohet është në gjuhën angleze dhe mbetet të shihet se kur do të lansohet për publikun, pasi që artistja nuk ka dhënë detaje rreth këngës.

“Anything More” në bashkëpunim me Steve Aoki si dhe “Purpose” në bashkëpunim me Jonas Blue, janë dy projektet e fundit muzikore të artistes që janë publikuar që të dyja më 9 nëntor të 2018.

Viti 2018 lirisht mund të themi që i takoi Era Istrefit, pasi që për herë të parë një këngëtare shqiptare, e cila filloi karrierën e saj në skenën muzikore kosovare arriti të depërtojë jashtë kufijëve të shtetit e deri te performanca në Kampionatin Botërorë./21Media