Dëmi është i konsiderueshëm

Dëmi është i konsiderueshëm

Si pasojë e erërave të fuqishme në Komunën e Malishevës, janë shkaktuar disa dëme në kulmin e Muzeut të qytetit.

Komuna bënë të ditur se rreth orës 10:00, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut.

Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm.

Sipas komunikatës, Komuna ka marrë masa të menjëhershme./21Media