Poezi nga: Klaus Meine

Poezi nga: Klaus Meine

Përktheu: Bujar Meholli

Jam në qytetin e Moskës,
poshtë te parku “Gorki”
po e dëgjoj erën e ndryshimit.
Në një mbrëmje vere gushti
ushtarët kaluan fare pranë
duke e dëgjuar këtë erë ndryshimi…

Bota po bashkohet, po bëhet një e tërë,
e keni menduar ndonjëherë
të jemi afër njëri-tjetrit, porsi vëllezër?
E ardhmja pluskon në ajër kudo rreth nesh,
mundem fare mirë ta ndjej
ajo po vjen me erën e ndryshimit…

Më dërgoni në atë moment magjik
të asaj nate të lavdishme,
atje ku fëmijët e së nesërmes
mund të ëndërrojnë,
në këtë erë të ndryshimit që po vjen…

Po ecja rrugëve
me kujtimet e largëta që para syve më vinin,
i varrosa të gjitha përgjithmonë…
Po e ndjek qytetin e Moskës,
dhe në parkun “Gorki”
erën e ndryshimit po e dëgjoj…

Dërgomëni në atë moment magjik
të asaj nate të lavdishme,
atje ku fëmijët e së nesërmes
lirshëm mund të ëndërrojnë
në këtë erë të ndryshimit që po vjen…

Era e ndryshimit
po vjen në kohën e duhur
si një furtunë që do t’i bie
kambanës së lirisë
e do ta shtrijë paqen kudo…
Pra, le të këndojmë balalaika,
kjo është gjithçka do kitara ime…

Dërgomëni në momentin magjik
të natës së lavdishme,
ku fëmijët e së nesërmes ndajnë ëndrrat
me ty dhe me mua
në erën e ndryshimit…