Artistja nuk heziton të promovojë Kosovën

Artistja nuk heziton të promovojë Kosovën

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare dhe shumë e dashur për publikun, Era Istrefi ka një kohë që është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artistja shqiptare ka qëndruar atje qe një kohë të gjatë, duke punuar në këngë të reja, shkruan rtv21.tv

Era siç duket tanimë është rikthyer sërish në Kosovë dhe për këtë nuk ka hezituar t’i tregojë mbi 1 milion ndjekësve në rrjetin social, Instagram.

Gjithmonë ndjenj e mire mu kthy n’Kosove”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e njërën nga videove.

Përveç këtyre videove, Era nuk ka hezituar të tregojë që xhevahiret në syzet e saj janë pothuajse të vërteta e jo si të dikujt tjetër që nuk arrijnë shifrën e 100 eurove. Këtë shkrim artistja nuk dihet se e ka pasur për ta thumbuar dikë, por një gjë shihet qartë se syzet i shkojnë shumë asaj.

Sa i përket projekteve muzikore, Era më 19 prill do të publikojë këngën “Nuk e di” që është në bashkëpunim me motrën e saj gjithashtu këngëtare e njohur shqiptare, Nora Istrefi./21Media

 

View this post on Instagram

 

Nuk e di 19 Prill!!!!! A jeni gati?????

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on