Era Istrefi feston ditëlindjen, kaq vjet i mbushi sot

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 27-të, shkruan rtv21.tv
Deri më tani këngëtarja nuk ka publikuar ndonjë fotografi nga ditëlindja e saj, por pritet që ajo të marrë urime nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj të shumtë.
Era Istrefi është lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë. Ajo është bërë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese “Mani per Money” në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Në janar 2016, Era Istrefi ka fituar një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën “Bonbon”, duke u krahasuar edhe me këngëtaret e njohura botërore, si Sia apo Rihanna. Si rezultat të këtij suksesi, ajo në shkurt 2016 ka lidhur kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music, Entertainment dhe Ultra Music.
Më 25 maj të 2018-ës, Era ka publikuar bashkëpunim ”Live IT Up’ me Nicky Jam dhe Will Smith, me të cilën këngë ka performuar  në finalen e Botërorit, ku janë ndeshur Franca me Kroacinë.
Ndërkohë, disa nga hitet e tjera të Erës ndër vite janë: ”Bon Bon”, ”Shumë Pis”, ”E dehun”, ”Mani për Money” etj.

Back to top button