Këngëtarja është e zonja edhe në një fushë tjetër

Këngëtarja është e zonja edhe në një fushë tjetër

Për kreativitetin dhe talentin e këngëtares kosovare Era Istrefi është përfolur shpesh, mirëpo e gjithë ajo çfarë keni ditur deri më tani për të ka qenë muzika.

Në fakt, përveç muzikës Era ka një tjetër talent që na e ka fshehur deri më sot, ajo di edhe të grimojë bukur.

Këngëtarja nuk ka hezituar që një fotografi të grimit të realizuar nga ajo ta publikojë në Instagram, ku ka shkruar talentet e fshehura.

“Redrum” është projekti i fundit që Era solli në muajin shkurt të këtij viti, një këngë e cila shënoi gjithashtu një sukses të kënaqshëm pas “Bon Bon”, pasi deri më tani është klikuar afër 14 milionë herë në kanalin YouTube./21Media