Artistja do të performojë në 20 qytete

Artistja do të performojë në 20 qytete

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi siç duket në vitin 2020 do të nisë një turne debutues botëror. Të paktën kështu ka bërë të ditur faqja “World Tour 2020” , në rrjetin social, Instagram.

Strefie do të nis një turne botëror vitin e ardhshëm”, është mbishkrimi që kjo faqe ka vendosur mbi fotografinë e publikuar, përcjell rtv21.tv

Në imazhin e publikuar janë bërë të ditura edhe datat dhe vendet ku Era Istrefi do të performojë. Artistja shqiptare në këtë turne muzikor do të vizitoj 20 qytete, në mesin e të cilave natyrisht që do të jenë edhe dy kryeqytetet shqiptare: Prishtina dhe Tirana.

Kujtojmë që Era është duke shijuar suksesin e këngës “Sajonara Babe” në bashkëpunim me rep-artistin rus, Allj që e ka publikuar vetëm në versionin audio më 21 qershor dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media