Duket aq bukur

Duket aq bukur

Njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Era Istrefi jo rrallë ndryshon stilin e flokëve. Deri tash artistja ka dëshmuar se rrezikon shumë me stilin e flokëve dhe nuk e ka dert.

Era ka publikuar disa storie në Instagram, përmes së cilave ka treguar për këtë ndryshim. Ajo me këtë stil të flokëve po duket aq bukur, transmeton rtv21.tv.

Sa i përket projekteve muzikore, artistja shqiptare ka gati bashkëpunimin me motrën e saj, këngëtaren e njohur shqiptare, Nora Istrefi. Bashkëpunimi titullohet “Nuk e di” dhe në një prononcim për rtv21.tv, menaxheri i Norës, Drilon Furra ka treguar që kënga do të lansohet më datën 19 të këtij muaji.

“Selfish” është kënga e fundit e Erës në bashkëpunim me Dimitri Vegas & Like Mike që është publikuar më 15 shkurt dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media