Era e gatshme për të performuar në  Kampionatin Botëror

Era e gatshme për të performuar në  Kampionatin Botëror

Këngëtaren e njohur shqiptare, Era Istrefin do ta shohim në natën finale të botërorit teksa këndon bashkë me Will Smith dhe Nickey Jam  “Live It Up”,  ‘himnin’ e Kupës së Botës në Rusi.

Era përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se ka marrë rrugën drejt Moskës, ku do të performojë më 15 korrik, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Kroacia dhe Franca janë dy ekipet që do të luajnë në finalen e madhe të Botërorit./21Media

Përveç Erës në Kampionatin Botëror edhe një këngëtare tjetër shqiptare