Era paralajmëron diçka të re

Era paralajmëron diçka të re

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Era Istrefi, po shijon suksesin e këngën  “Let’s get married”, që në shqip do të thotë “Le të martohemi”, të cilën e solli në shtator në bashkëpunim me Yellow Claw dhe Offset.

Mirëpo, diçka e re nga Era Istrefi pritet që të vijë shumë shpejt dhe këtë e ka bërë të ditur artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Nuk jeni gati për atë që ju pret”, ka shkruar këngëtarja.

Era Istrefi, për një kohë të shkurtër arriti të bëhet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Muzika e saj u dëgjua edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe kulminacionin e arriti me projektin “Bon Bon”, i cili ia hapi dyert asaj në arenën ndërkombëtare. Mund të themi se kjo këngë ka ndikuar që këngëtarja të njihet ndërkombëtarisht dhe po ashtu të performojë në një nga eventet më të mëdha në sferën e sportit, në “Kampionatin Botëror”./21Media