Nga larg Era Istrefi del në mbështetje të Paradës së Krenarisë

Nga larg Era Istrefi del në mbështetje të Paradës së Krenarisë

Sot në Prishtinë me moton “Në emër të lirisë”, pjesëtarë të komunitetit LGBTI dhe përkrahës të tyre, mbajtën “Paradën e Krenarisë”.

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për komunitetin LGBTI.

Një rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi të paradës së mbajtur sot me mbishkrimin “Urime Parada e Krenarisë 2018, Prishtina”.

Ndryshe, këngëtarja Adelina Ismaili, ishte në mesin atyre që iu ka dalë në përkrahje Paradës së Krenarisë./21Media