Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja

Sukseset e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Era Istrefi, nuk po kanë të ndalur.

Era ka konfirmuar se po vjen me një projekt ndërkombëtar, i cili është në bashkëpunim me DJ, producentin dhe këngëtarin e njohur francez, Willy William, transmeton rtv21.tv

Istrefi ka publikuar një storie me Willy William në Instagram dhe një tjetër teksa shiheshin në studio duke punuar.

“Oh God” është projekti i fundit i këngëtares i cili erdhi në bashkëpunim me Konshens. Kënga u publikua para dy muajsh dhe deri tash ka arritur mbi 7 milionë klikime.

Ndërkaq, Willy William në muajin gusht solli projektin “Goodbye”, në bashkëpunim me Jason Derulo, Nicki Minaj dhe David Guetta. Kënga është veç në versionin audio, ndërsa deri tash ka arritur mbi 49 milionë klikime./21Media