“Purpose” bënë bashkë Erën dhe Jonas Blue

“Purpose” bënë bashkë Erën dhe Jonas Blue

Sukseset e këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore Era Istrefi, nuk po kanë të ndalur. Ajo në muajin korrik publikoi këngën e saj “Oh God”, të cilën e shoqëroi me një videoklip shumë sensual, ku ishte shndërruar në hit veror.

Era së fundmi ka paralajmëruar se është duke punuar për një projekt ndërkombëtar, i cili është në bashkëpunim me DJ, producentin dhe këngëtarin e njohur francez, Willy William.

Por, këngëtarja kosovare me famë botërore, përpos këtij bashkëpunimi do të sjell edhe një këngë tjetër e cila është gati dhe do të jetë një super hit, shkruan rtv21.tv

Era Istrefi është pjesë e albumit “Blue” të këngëtarit britanik Jonas Blue, krahas emrave si Liam Payne, Joe Jonas, JP Cooper dhe Lennon Stella.


Jonas Blue dhe Era Istrefi, kanë bashkëpunuar për këngën “Purpose”, që do të publikohet me nëntë nëntor, ditë kur do të publikohet edhe albumi “Blue” që përbëhet nga 15 këngë.

 

Ndryshe emri i vërtet i  Jonas Blue është James Robin, ai është një kengetar, tekstshkrues, Dj, kompozitor i njohur britanez. “Mama” është një ndër hitet me të medha të këngëtarit qe ka marre 489 milione klikime. 21Media