Kënga është bashkëpunim me Steve Aoki

Kënga është bashkëpunim me Steve Aoki

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi që nga muaji korrik nuk është aktive në skenën muzikore.

Që prej lansimit të dy këngëve si :‘Prisoner’ dhe ‘Oh God’, Era nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, shkruan rtv21.tv

Artistja u përfol shumë në mediat rozë për bashkëpunimet ndërkombëtare që do të bëjë, por këto bashkëpunime ende nuk janë lansuar për publikun. Era do të jetë pjesë e këngës “Purpose” së bashku me këngëtarin Jonas Blue, dhe siç duket kjo nuk është befasia e vetme e këngëtares.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka treguar pjesë nga kënga më e re e saj që është në gjuhën angleze dhe në atë shqipe.

 

View this post on Instagram

 

🎃🎃🎃🎃🎃🎃🎃

A post shared by Era (@eraistrefi) on

Besohet që kënga që po këndon Era në videon e publikuar është në bashkëpunim me producentin dhe DJ-n amerikan Steve Aoki, e cila titullohet “Anything More”, e cila është pjesë e albumit të ri të Aokit.

Megjithatë ende asgjë nuk është e sigurt dhe pritet të shihet se kur do të lansohet e gjithë kënga për publikun.

Kënga e fundit e Erës e titulluar “Oh God” deri më tani ka marrë mbi 8 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media