"Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty..."

“Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty…”

Vajza e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, sot feston ditëlindjen e saj të katërt, shkruan rtv21.tv

Pas urimeve të prindërve, për Reneen një dedikim shumë i veçantë erdhi nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur, Era Istrefi.

“Urime ditëlindjen për mbesën time Renee. Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty. Shpresoj se e di sa shumë të dua ty engjëll i vogël”, ka shkruar Era në fotografinë e publikuar në Instagram.

Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen./21Media