“Përvjetori i 15-të sot, të dua përgjithmonë"

“Përvjetori i 15-të sot, të dua përgjithmonë”

Era Istrefi ka kujtuar babain e saj të ndjerë, Nezir Istrefin në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Këtë artistja e ka bërë përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës, përcjell rtv21.tv

Përvjetori i 15-të sot, të dua përgjithmonë. Nezir Istrefi”, ka shkruar Era sipër imazhit të publikuar.

Nezir Istrefi ka qenë me profesion gazetar, ai ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe Radio Televizionin 21,  i cili pas vetes ka lënë një numër të madh të dokumentareve.  Ai ka ndërruar jetë në vitin 2004, pas një aksidenti tragjik.

Nezir Istrefi ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur të viteve të 80’ta dhe 90’ta, Suzana Tahirsylaj, e cila pas vdekjes së bashkëshortit hoqi dorë nga muzika dhe iu përkushtua rritjes së katër fëmijëve, Norës, Nitës, Erës dhe Bledit./21Media