Këndon këngën e tij

Këndon këngën e tij

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një video teksa këndon këngën “Lucid Dreams” të reperit amerikan Juice Wrld i cili vdiq dje.

“Prehu në paqe legjendë”, ka shkruar Era krahas videos.

Superylli i hip-hopit, Jarad Anthony Higgins – i njohur artistikisht si Juice Wrld ka vdekur në moshën 21-vjeçare, pas një sulmi në tru, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

RIP young legend @juicewrld999 💔 #luciddreams 2018

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Siç raportuan mediat e huaja, Juice Wrld u sëmurë posa ateroi në Çikago nga Kalifornia. Ai ishte duke ecur në momentin kur pësoi krizë nervore. Ylli kishte gjakderdhje nga goja kur arriti ekipi mjekësor. Raportohet se Juice, u dërgua me vetëdije në spital, ku edhe ndërroi jetë./21Media