Era e frikësuar nga tërmeti

Era e frikësuar nga tërmeti

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi tërmetin e Shqipërisë gjatë orëve të para të mëngjesit e ka ndjerë por nuk ka menduar se do të ishte kaq fatal.

Era Istrefi ka publikuar një video, në të cilën shihet se si janë ndierë lëkundjet e tërmetit në shtëpinë e saj, teksa ka shkruar se po vazhdon të lutet për të mirën e të tjerëve.

“E kom ndje edhe un tërmetin dje…jom tute dhe jom lute! Ama nuk e kom prite qe po zgjohna me lajme kaq te tmerrshme :(.. Vazhdojm t’lutemi dhe t’jemi t’mire me njeri’tjetrin”, është mbishkrimi i Erës që e ka lënë mbi videon e publikuar.

Reagime pas tërmetit ka pasur thuajse nga shumica e artistëve shqiptarë nga Kosova dhe diaspora. /21Media