Një tjetër hit nga Era

Një tjetër hit nga Era

“Sayonara detka” është titulli i këngës më të re të këngëtares së njohur Era Istrefi me reperin rus Eldzhey.

Dyshja kanë publikuar sot videoklipin e këngës, në paralajmërimin e të cilit është vendosur +18. Për vetëm pak orë nga publikimi, videoklipi shumëngjyrësh ka arritur të klikohet mbi 120 mijë herë, shkruan rtv21.tv

Padyshim kjo këngë do të jetë një hit, pasi Era dhe Eldzhey janë të dy artistë shumë të famshëm në vendet e tyre. Era në Instagram ka mbi 1.5 milionë ndjekës, ndërsa reperi rus me llogarinë Sayonaraboy ka mbi 3 milionë ndjekës.

Tekstin e këngës “Sayonara detka” dhe regjinë e klipit e ka bërë Medet Shayakhmetov./21Media