"Në emër të shpresës" u publikua me videoklip

“Në emër të shpresës” u publikua me videoklip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, në bashkëpunim me Ylli Baka publikuan projektin “Në emër të shpresës”. Projekti, i cili u publikua mbrëmë në kanalin Youtube erdhi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri.

Këngëtarja Rusi bëri të ditur se përfitimet nga kjo këngë dhe nga disa koncerte, bashkë me Yllin do të shërbejnë për mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, shkruan rtv21.tv

“Ne nuk mund të parandalojmë katastrofat e natyrës, por mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet…dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha.
Ky bashkëpunim erdhi pas tërmetit plot pasoja të 26 nëntorit 2019. Të ardhurat nga klikimet dhe të disa koncerteve ne bashkepunim me @yllibakaaa do t’i shërbejnë një kauze të rëndësishme: mirëqënien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim, si mënyra e vetme ndaj një jetese më të sigurtë.”, shkroi Era krahas postimit në instagram, ku numëron 130 mijë ndjekës.

Kujtojmë që nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri kanë vdekur 52 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 të tjerë./21Media