Era duket shumë ndryshe

Era duket shumë ndryshe

Këngëtarja e njohur shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi së fundmi ka bërë një ndryshim në pamjen e  saj. Era ka ndryshuar ngjyrën e flokëve nga e zeza në nuanca ari.

Ky ndryshim i këngëtares 24 vjeçare, i kanë dhënë asaj një pamje shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Era është e ndjekur shumë edhe në rrjetet sociale ku publikon fotografi të ndryshme.

Së fundmi, Era ka rrëmbyer vëmendje me fotografitë që ka publikuar në Instagram. Me flokë e gjata të lëshuara dhe me një grim që po i shkon për fytyre, Era po duket tejet tërheqëse, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se, “Anything More” në bashkëpunim me Steve Aoki si dhe “Purpose” në bashkëpunim me Jonas Blue, janë dy projektet e fundit muzikore të artistes që janë publikuar që të dyja më 9 nëntor të 2018. /21Media