"Thuam po" vjen së shpejti

“Thuam po” vjen së shpejti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eranda Libohova, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Gena.

“Thuam po” titullohet kënga e re nga Eranda dhe Gena e cila pritet të publikohet së shpejti, shkruan rtv21.tv

“A jeni gati për një hit të ri? Më thoni pooooo….! Më thoni “po” sepse “Thuam’po” titullohet kënga që po mbrrin..Ëmbëlsira është futur në furrë dhe për pak kohë piqet…vetëm qershia ka mbetur!”, ka shkruar Eranda krahas videos paralajmëruese të publikuar në rrjetin social Instagram./21Media