Në këtë shfaqje tregohet historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor

Në këtë shfaqje tregohet historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor

Ndërkohë që në shumë salla teatri nëpër botë janë “Duke pritur Godonë”, në teatrin e qytetit të Gjilanit veçse: “Erdhi Godoja”.

Të premten më 24 maj në ora 21:00, jepet premiera e shfaqjes “Erdhi Godoja”, në teatrin e Gjilanit.

Një parodi nga Daniel Cruson, me regji nga Shkelzen Berisha. Në këtë shfaqje luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmanii, Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.

Për skenografinë dhe kostumet është përkujdesur Bekim Korça.

Në këtë shfaqje tregohet historia e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – domethënien.

Katër aktorë do të përjetojnë fijen që lidh jetët e përditshme me situata mbushur me varietete spektakli skenik, për gjetjen e përgjigjeve të shumë pikëpyetjeve shpirtërore, materiale dhe intelektuale, do të japin një pamje të përthellë të dualitetit të natyrës njerëzore./21Media