Dje u publikua letra e Trumpit drejtuar presidentit turk

Dje u publikua letra e Trumpit drejtuar presidentit turk

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një letër homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, ku thuhet se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.

Mirëpo, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan raportohet se e ka hedhur letrën e presidentit amerikan, Donald Trump “në kosh plehrash”.

Në letrën e datës 9 tetor, Trump i kishte thënë Erdoganit “Mos u bë i ashpër. Mos u bë budalla!”

Burimet presidenciale turke i thanë BBC-së se letra ishte “refuzuar plotësisht” nga Erdogan, transmeton rtv21.tv.

Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.

“Le të punojmë një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke”, tha Trump në letër.

Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e hodhi poshtë plotësisht dhe e futi në kosh plehrash”./21Media