Erdogan nuk zbrapset

Erdogan nuk zbrapset

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se i ka thënë homologut të tij amerikan Donald Trump, se Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemi rus i mbrojtjes raketor S-400.

Sistemin rus të mbrojtjes S-400, Turqia e mori këtë vit përkundër protestave nga aleati i saj i NATO-s.

Erdogan u tha anëtarëve të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në parlament se ai i kishte thënë Trump se nëse SHBA mbante një qëndrim të pa kompromis për F-35, Turqia do të duhej të kërkonte një alternativë për të përmbushur nevojat e saj afatmesme të mbrojtjes.

Erdogan dhe Trump kanë biseduar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë për të kapërcyer ndryshimet në rritje midis tyre. Uashingtoni tha që sistemi S-400 ishte një kërcënim për avionët e tij luftarakë F-35 dhe pezulloi Turqinë nga programi i saj i aviacionit, ku Turqia po paraqitej si blerës dhe prodhues.

SHBA gjithashtu paralajmëroi Turqinë se do të përballet me sanksione për një marrëveshje të tillë.

Zyrtarë nga Pentagoni kanë riëpërsëritur se Turqia nuk do të mund të marrë pjesë në programin amerikan të avionëve luftarakë F-35 nëse vazhdon me planin e blerjes së sistemin S-400.

Erdogan ka deklaruar se Turqia do të shikojë në vende tjera për të përmbushur nevojat e saj ajrore nëse dy shtetet nuk do të mund t’i zgjidhin dallimet e tyre. Rusia ka bërë me dije se janë të gatshëm t’i shesin Turqisë avionët e tyre luftarakë Su-35./21Media