Erdogan nuk i ndahet Gulenit

“Do të përndjekim financuesit e mbështetësve të tij”

Turqia nuk tërhiqet nga ideja se ndjekësit e Gulenit qëndrojnë pas tentativës së dështuar për grusht shteti korrikun e vitit 2016, kur grupe ushtarësh morën tanke e helikopterë, e mësynë ndërtesën e Parlamentit.

Vetë kleriku ka mohuar gjithmonë të ketë pasur gisht në përpjekjen për rrëzimin e Erdoganit, e madje e ka dënuar atë.

Në muajin nëntor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu iu dorëzoi zyrtarëve amerikanë një listë me emrat e 84 pjesëtarëve të lëvizjes së Feitullah Gylenit, përfshirë edhe atë vet, të cilët Ankaraja kërkon që të ekstradohen.

Kryediplomati turk, megjithatë, nuk mori asnjë garanci atëherë nga homologu amerikan Mak Pompeo, e as nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Xhon Bolton, se kërkesa do t’i plotësohej.

Fati i Gylenit vazhdon të mbetet burim tensionesh mes dy vendeve, ndonëse marrëdhëniet amerikano-turke u zbutën disi, pasi Ankaraja liroi në muajin tetor pastorin Endru Brenson./21Media

Back to top button