Takohen Trump dhe Erdogan

Takohen Trump dhe Erdogan

Presidenti turk dhe ai amerikan do të takohen ditën e mërkurë në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë takim do të diskutohet për disa tema që kanë interes global.

Rexhep Tayyip Erdogan ndodhet në Uashington me ftesë të homologut Donald Trump ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve shtetërore dhe koordinimin për sfidat e përbashkëta tregtare dhe kundër terrorizmit.

Përpara fluturimit nga Ankaraja, presidenti Erdoan u shpreh të martën se axhendën e tij e kryesojnë temat si marrëveshja për armëpushim me separatistët kurdë në Siri, ekstradimi i klerikut Fetullah Gylen dhe kundërshtimi i rezolutës që akuzon Turqinë për gjenocid kundër armenëve.

Presidenti Trump e ka vlerësuar stilin e udhëheqjes turke dhe e ka konsideruar Erdoanin mik personal por Uashingtoni ka paralajmëruar sanksione të gjithanshme për disa lëvizje diplomatike të Ankarasë, siç është afria e saj me Rusinë dhe vendimi për t’u armatosur me sistemin më të avancuar antiraketor të Moskës.

Trump ka refuzuar ta anulojë takimin duke thënë se është gati të takojë çdo lider të huaj, mbret, mbretëreshë, president madje edhe diktatorët./21Media