Erdogan të mos i drejtohet turqve në Gjermani

Berlini këmbëngul

Qeveria e Gjermanisë i ka bërë thirrje presidentit të Turqisë, Rexhep  Erdogan, që ti përmbahet kërkesës së Berlinit që ai të mos i drejtohet turqve të cilët jetojnë në Gjermani, gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e grupit G20, i cili zhvillohet gjatë fundjavës në Hamburg.

Me një retorikë tejet të ashpër, e cila vetëm sa konfirmoi marrëdhëniet e dobëta diplomatike mes dy vendeve, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Shefer, deklaroi se madje edhe vizita e Erdoanit në konsullatën e Turqisë në Hamburg apo përcjellja e ndonjë porosie të tij nëpërmjet ndonjë video-lidhje do të ishte një sulm ndaj vullnetit të shprehur të qeverisë gjermane dhe shkelje e sovranitetit të Gjermanisë, shkruan rtv21.tv

Ai këtë e tha gjatë një konference për shtyp, duke ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me spekulimet se përkundër kërkesës së Berlinit, Erdoan mund ti drejtohet turqve që jetojnë në Gjermani.

Javën e kaluar, Gjermania refuzoi kërkesën e Ankarasë që ti lejoi Erdoanit që gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e grupit G20 ti lejoi presidentit turk që ti drejtohet pjesëtarëve të komunitetit turk që jetojnë në Gjermani.

Lidhjet mes Berlinit dhe Ankarasë janë përkeqësuar gjatë vitit të kaluar, si pasojë e një varg mosmarrëveshjesh, duke filluar që nga arrestimi në Turqi i një gazetar gjerman me prejardhje turke dhe ndalesa për anëtarët e Parlamentit të Gjermanisë për të vizituar ushtarët gjermanë në bazën ajrore të NATO-s, Inçirllik, në Turqi./21Media

Back to top button