Erdogan takohet me ambasadorët

Erdogan takohet me ambasadorët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të mbrojë interesat kombëtare me çdo kusht përmes dialogut dhe diplomacisë, por nëse është e nevojshme edhe përmes përdorimit të forcës.

Në një takim në Ankara me ambasadorët turq, Erdogan tha se ai pret që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin hapa konkretë, qoftë për ekstradimin e Fethullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e grusht-shtetit të dështuar ushtarak, ose ndalimin e furnizimit me armë për kurdët.

Sa i përket blerjes së sistemit të raketave S-400 nga Rusia, Erdogan tha se nuk kishte prova konkrete që sistemi po dëmtonte NATO-n ose programin F-35.

Duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me BE-në, ai tha se “nëse BE dëshiron të bëhet një lojtar global, së pari duhet të marrë Turqinë“.

Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk duhet të jetë viktimë e vullnetit të disa vendeve,” theksoi presidenti turk.