Dhoma e Përfaqësuesve e njeh si gjenocid vrasjen e armenëve

Dhoma e Përfaqësuesve e njeh si gjenocid vrasjen e armenëve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka miratuar me shumicë votash një rezolutë, që e njeh si gjenocid masakrën ndaj armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të. Dhoma e miratoi rezolutën jo detyruese, me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër, shkruan rtv21.tv

Dhoma e përfaqësuesve ka miratuar edhe një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.

Masa ka provokuar zemërim në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet rezolutës për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe propozimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë”, tha presidenti Erdogan.

Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.

Turqit osmanë vranë dhe dëbuan rreth 1.5 milionë armenë, një pakicë e krishterë në perandorinë kryesisht myslimane, gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.

Shumë historianë dhe disa vende të tjerë e konsiderojnë masakrën si gjenocid.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.

Turqia gjithashtu pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar./21Media