Ky anulim ka ndodh në mënyrë që Ajax të pushojë për gjysmëfinale të Championsit

Ky anulim ka ndodh në mënyrë që Ajax të pushojë për gjysmëfinale të Championsit

Në Holandë po bëjnë gjithçka që t’ia mundësojnë Ajaxit për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Ajaxi ka bërë mrekullinë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve duke eliminuar dy skuadra të mëdha si Real Madridi dhe Juventusi.

Tani, gjiganti holandez do të ballafaqohet me Tottenahmin, ku kërkon të shkojë në finalen e madhe që këtë vit do të luhet në Madrid.

Për t’i pasur futbollistët më të pushuar, Eredivisie ka marrë vendim që java e 32-të kampionatit të shtyhet në tërësi, në mënyrë që lojtarët e Ajax të jenë në formë për t’u përballur me ekipin anglez.

Ndërkohë Premier Liga do të vijojë normalisht me ndeshjet e radhës dhe Tottenhami do të jetë mjaft i ngarkuar në këto javë, para sfidës së parë me Ajaxin.