Hag zëvendësim i Kovaç

Hag zëvendësim i Kovaç

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç, është në presion të madh dhe nga disa persona është kërkuar shkarkimi i tij.

Si zëvendësimi adekuat i tij po shihet trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili sezonin e kaluar ka bërë punë të mrekullueshme me kampionin holandez dhe gjatë këtij sezoni po e vazhdon të njëjtën punën.

Nga ana e tij Hag tha se nuk do të refuzojë mundësinë për t’u rikthyer në Bayern Munich.

Ai tha se mund të rikthehet pasi nuk do të qëndrojë me kampionin holandez edhe për 10 vjetët e ardhshme.

Nuk e heq këtë mundësi. Jam i lumtur edhe pse nuk do të jem trajner këtu edhe për 10 vjet. Do të vijë dita që do të them lamtumirë”, tha Hag.

Kujtojmë se Hag ka qenë si trajner i dytë në klubin gjerman gjatë vitit 2013-2015 duke punuar nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola./21Media