Mourinho beson që Eriksen-i është i përkushtuar ndaj Tottenham-it

Mourinho beson që Eriksen-i është i përkushtuar ndaj Tottenham-it

Mesfushori i Tottenham-it, Christian Eriksen është gati për një sfidë të re. Sipas mediave angleze ai do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri i ri i Tottenham-it, Jose Mourinho  ka thënë që nuk është i sigurt për qëllimet afatgjata të Eriksen-it, por ai e di që Eriksen është i përkushtuar ndaj Tottenham-it. “Ai është i përkushtuar, e do klubin dhe është njëri nga ne”, ka thënë trajneri portugez.

Kontrata e mesfushorit danez përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet nga “Spurs” me kosto zero të blerjes./21Media