Erjavec takoi Pacollin

Erjavec takoi Pacollin

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha sot se shpreson që Kosova “sa më parë” ta marrë liberalizimin e vizave.

Në vizitën e tij në Kosovë, Erjavec tha se pret që me një marrëveshje politike brenda Kosovës, Kuvendi ta kalojë ngërçin në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ne dëshirojmë që sa më parë të realizohet liberalizimi i vizave. Besoj se së shpejti do të ketë marrëveshje politike brenda parlamentit sepse liberalizimi i vizave është i rëndësishëm edhe për ekonominë, për biznesin e vendit”, tha Erjavec në një konferencë për shtyp bashkë me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli./kallxo.com

Pacolli: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm