Haaland ka nisur të mendoj rreth të ardhmes së tij

Haaland ka nisur të mendoj rreth të ardhmes së tij

Erling Haaland ka qenë në Gjermani të mërkurën për të zhvilluar bisedimet me Borussia Dortmundin.

Mediat në Norvegji raportojnë se lojtari së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola u takuan me drejtuesit e klubit të Dortmundit, një ditë pas humbjes të Salzburgut ndaj Liverpoolit.

Haaland u paraqit në 75 minuta, por nuk ishte në gjendje të shënonte ndonjë gol, kështu duke mbetur në numrin e 8 golave të shënuar.

Manchester United, Juventus dhe Real Madrid janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit.