Një fotografi e bukur e familjes Fejzullahu

Një fotografi e bukur e familjes Fejzullahu

Njëra ndër familjet më të dashura për publikun shqiptar është padyshim familja e këngëtarit të mirënjohur të skenës muzikore, Ermal Fejzullahu. Ky vit për familjen Fejzullahu ishte shumë i veçantë dhe me fat, sepse u bekuan me të ëmblën Ana.

Bukuroshja ua ka përmbushur jetën atyre me dashuri dhe kjo vërehet edhe nga imazhet e shumta që po publikojnë. Aq të lumtur e të përmbushur me dashuri duken edhe në portretin e bukur familjar, që e publikoi artisti në Instagram. U përkujdes që përmes kësaj fotografie t’i shpreh urimet për ndjekësit, transmeton rtv21.tv

“Urime vitin e ri 2020 qofte viti me i bekuar per popullin shqipetar … nga une dhe me te dashurit e mi…”, shkroi ai krahas fotografisë.

Viti që po lëmë pas ishte një vit tejet i suksesshëm për Ermalin. Ndonëse publikoi vetëm dy projekte, “Tela” dhe “M’ke harru”, të dyja u klikuan me miliona herë në YouTube./21Media