Pushime luksoze

Pushime luksoze

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu, është larguar pak nga angazhimet muzikore, teksa po shijon pushimet në Puerto Rico, shkruan rtv21.tv

Ermali ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, fotografi dhe video nga pushimet që po kalon në një resort luksoz.

 

View this post on Instagram

 

😎

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

Ermali më 25 shtator u bë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Ariana solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Ndryshe, “M’ke harru” është projekti i fundit muzikor nga Ermali në bashkëpunim me reperin e njohur, Ledri Vula. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media