"I paharruar Dr.Flori"

“I paharruar Dr.Flori”

Aktori dhe moderatori i mirënjohur shqiptar, Ermal Mamaqi, përmes një shkrimi emocionues kujtoi me shumë mall mikun e tij të ndjerë, Dr Florin. Mamaqi vizitoi vendin ku kishte qëndruar me të para tetë vjetësh.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vënd. Asgjë nuk kish ndryshuar. Si 8 vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori.”, shkroi ai krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Florian Kondi i njohur si Dr. Flori ishte ndarë nga jeta më 17 nëntor të vitit 2014, si pasojë e mbidozës. Ai la pas vetes bashkëshorten me dy fëmijë./21Media