Shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, tash e sa ditë po shijojnë pushimet në Ikos Olivia të Greqisë. Ata publikuan fotografi të bukura, ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Çifti i njohur është në pritje të fëmijës së katërt, shkruan rtv21.tv

“Lumturia është rrugës”, shkroi ai krahas imazhit.

Para pak ditësh, bukuroshja organizoi një “Baby Shower”, ku të pranishme ishin shumë fytyra të njohura publike. Pamje nga festa e organizuar, Ariana publikoi për ndjekësit e saj të shumtë në instagram. Në njërën nga videot e publikuara, shihet vajza e Ermalit duke kënduar një këngë të babait të saj./21Media