Një fotografi e bukur e çiftit

Një fotografi e bukur e çiftit

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, janë një ndër çiftet më të pëlqyer të estradës shqiptare, çdo lëvizje e tyre përbën lajm për mediat rozë.

Dyshja janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tyre, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, është Ermali ai që ka publikuar një fotografi të bukur, ku të dy duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa shkëlqejnë të veshur plot elegancë.

Ariana shfaqet e veshur në një fustan të shkurtër në ngjyrë të bardhë, ndërsa Ermali me një kostum të hirtë.

Kujtojmë se muaj më parë Ermali ka risjellë këngën “Fshatarja” në bashkëpunim me Ledrin, këngë kjo e kënduar në versionin origjinal nga babai i tij Sabri Fejzullahu./21Media

💏

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on