Ermali e quan "Sabriano" babain e tij

Ermali e quan “Sabriano” babain e tij

Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermali, janë dy nga artistët më të kërkuar të estradës shqiptare.

Babë e bir kanë nisur një rrugëtim së bashku për në qytetin e Dubrovnikut. Kështu ka bërë të ditur Ermali, përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi përkrah babait, të cilin e quan “Sabriano”, shkruan rtv21.tv

“E ku ka ma mire se me marr rruge me babë…. Dubrovnik me Sabrianon”, ka shkruar Ermali sipër fotografisë së publikuar.

Ndryshe, kujtojmë se Sabri e Ermal Fejzullahu, sollën së bashku këngën “Nostalgjia”./21Media