Ai mori urim të veçantë nga fëmijët dhe nëna

Ai mori urim të veçantë nga fëmijët dhe nëna

Dita e sotme për këngëtarin e njohur kosovar, Ermal Fejzullahun është ditë më e veçantë se ditët tjera. Kjo pasiqë, këngëtari sot feston ditëlindjen, për të cilin urimet nga familjarët dhe fansat nuk kanë të ndalur, por një urim më të veçantë Ermali padyshim që e ka marrë nga fëmijët e tij, shkruan rtv21.tv

Ata duke luajtur në piano dhe kënduar ”Happy birthday” kanë uruar babain e tyre me rastin e ditëlindjes., urim të cilin Ermali e ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram. ”Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë”, ka shkruar këngëtari.

Krahas fëmijëve, urim të veçantë Ermali ka marrë edhe nga nëna e tij, Nera, e cila e ka uruar krenarinë e saj për ditëlindje. ”Djali jem i vetmi Ermal sot e ke ditelindjen urimet nga zemra e shpirti ti dergoj nga larg krenarija jem te dhasht zoti”, ka shkruar ajo krahas fotografisë që e ka postuar në Instagram.

Ndryshe, projekti i fundit i Ermalit është ”VIP”, të cilin ai e ka në bashkëpunim me grupin ”Kaos”./21Media

Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #birthdayboy

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on