Çifti duket mjaft bukur

Çifti duket mjaft bukur

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana ditët e fundit ishin mjaft të komentuar, pasiqë dyshja u bënë prindër për herë të katërt. Ariana ka sjellur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.

Ermali që është bërë baba për herë të katërt, i vogëlushes Ana, së fundmi për ndjekësit e shumtë në instagram nga mbarë trojet shqiptare publikoi një imazh të bukur me personin e tij të zemrës.

Krahas fotografisë, ku Ermali shihet i lumtur krah bashkëshortes, Arianës, ai shkroi edhe disa fjalë për fëmijët e tij, shkruan rtv21.tv

“Arti , Buna , Era , Ana ju don Babi & Mami shumë”, shkroi këngëtari krahas imazhit, i cili po pëlqehet edhe komentohet nga 466 mijë ndjekësit e tij në instagram.

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu më 25 shtator është bërë baba për herë të katërt. Ermali dhe Ariana ka vite që janë martuar dhe bashku kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë./21Media