"Mos harro të më përshëndesësh dhe..."

Mos harro të më përshëndesësh dhe…”

Aktori, moderatori i mirënjohur shqiptar, Ermal Mamaqi, i ka uruar suksese këngëtares së njohur, Elvana Gjata e cila do të performojë sonte në natën e parë të edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Ermali gjithashtu ka një kërkesë për Elvanën, shkruan rtv21.tv

“Suksese sot motër. Mos harro të më përshëndesësh dhe në fund të interpretimit të thuash faleminderit që egziston Ermal”, ka shkruar me shaka Ermal Mamaqi.

Elvana në RTSH garon me këngën “Me tana” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Sot dhe nesër janë dy netët e para të festivalit, ndërsa finalja do të mbahet më 22 dhjetor. Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision./21Media